Die. Sht 23rd, 2018

Trajneri kroat i bindur: E ndalim Anglinë siç bëmë me Argjentinën

Kroacia siguroi për herë të parë kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit që prej vitit 1998, kur kishin zënë vendin e tretë.

Trajneri kroat Zlatko Dalic shpreson që mbrojtja e tij të përsërisë paraqitjet heroike ndaj Lionel Messi-t dhe Christian Eriksen kur të përballet me Harry Kane në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Trajneri Dalic beson se ekipi i tij mund të ndalojë Kane, ashtu siç e bëri me Messi dhe Eriksen.

“Do të jetë shumë e vështirë, ai është golashënuesi më i mirë dhe lojtari anglez më i mirë, bashkë me Sterling,” shprehet Dalic në konferencën për shtyp.
“Anglia është një ekip i ri me talent të madh. Ata luajnë me shpejtësi të madhe dhe agresivitet dhe janë shumë të rrezikshëm në goditjet standarde. Anglia nuk ka asnjë pikë të dobët.”

Ai thotë se ekipi i tij do të ketë energji të mjaftueshme në sfidën kundër Anglisë pas fitores dy herë radhazi me penallti.

Kategori