Trajneri Rebrov gati për rinovim pas eliminimit nga Botërori

Vendim i papritur: Trajneri i eliminuar nga play-off-i i Botërorit gati për rinovim pas Ukrainë-Shqipëri

Ukraina përballet me një situatë të ngjashme me Shqipërinë, pasi trajnerit Sergei Rebrov i skadon kontrata në përfundim të këtij edicioni të Kupës së Botës. Një situatë në të cilën ndodhet edhe trajneri Silvinjo, kontrata e të cilit me kombëtaren kuqezi përfundon në korrik.

Megjithatë, ndryshe nga braziliani, i cili ka deklaruar se do të presë mbylljen e kontratës për të vendosur nëse do të kërkojë bisedime për rinovim me FSHF, Rebrov duket se ka shprehur gatishmërinë për të firmosur menjëherë një kontratë të re. Edhe pse ky edicion u cilësua i dështuar për Ukrainën pas eliminimit nga play-off-i, Rebrov, nëpërmjet përfaqësuesve të tij, i ka bërë të ditur Federatës Ukrainase se është gati të ulet në tavolinë për të firmosur zgjatjen e marrëveshjes për një tjetër edicion.

Tani, vendimi i takon Andriy Shevchenkos, i cili do të vendosë nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me Rebrov, apo nëse do të kërkojë një tjetër trajner për të drejtuar përfaqësuesen e vendit të tij.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top