Rama zbulon planet e qeverisë për trajtimin e kancerit: 15 milionë euro shtesë për pacientët e Onkologjikut dhe shërbim falas për rikonstruksionin e gjirit.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e një linje financimi nga buxheti i shtetit për pacientët me kancer. Ai deklaroi se do të alokohen 15 milionë euro shtesë për pacientët e Klinikës së Onkologjisë. Gjithashtu, për herë të parë, gratë dhe vajzat që kanë pësuar kancerin e gjirit do të përfitojnë të plotë dhe falas shërbimin e rikonstruksionit të gjirit.
“Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Për herë të parë shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas,” u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri shtoi se 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si edhe 14 mijë teknikë e laborantë, do të përfitojnë rritje page. Ai theksoi:
“Po ndalem tek lufta me kancerin dhe nevoja për barna të shtrenjta që kërkon kjo luftë. Për herë të parë do të hapim një linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Për herë të parë shërbimi i rikonstruksioni i gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do të jepet i plotë për të gjitha dhe falas.”
Ministrja e Shëndetësisë do të drejtojë projektin për ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve për Shqipërinë 2030. Për më tepër, do të ketë një rritje të re pagash për 4600 mjekë, infermierë dhe farmacistë, si dhe 14 mijë teknikë e laborantë. Ky veprim, sipas Kryeministrit, është një mesazh për brezin e ri të profesionistëve shëndetësorë, duke theksuar se në Shqipëri mund të qëndrohet dhe të punohet me dinjitet. “Shqipëria 2030 do bëhet vendi ku ikja do të jetë thjesht zgjedhje individuale, jo imponim nga pamundësia për të qëndruar dhe punuar këtu.”
