Sht. Nën 17th, 2018

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus, do të shkaktonte një problem për FIFA-n

Një nga video-lojërat më të mëdha në botë, EA Sports FIFA ka postuar kopertinën e re të FIFA 19 muajin e kaluar, me Cristiano Ronaldon në qendër të kopertinës.

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse portugezi e braktisë klubin mbretëror dhe e vazhdon karrierën e tij diku tjetër.

Roli kryesor është Cristiano Ronaldo, portugezi i cili do të festojë kopertinën e FIFA-s për të dytin vit rradhazi.

Në të gjitha materialet promovuese, duke përfshirë edhe në video, Ronaldo është në fanellën e Real Madridit. Nëse ai transferohet në Juventus, EA Sports mund të gjendet në telashe.

E njëjta gjë ka ndodhur vitin e kaluar me PES, kur Neymar u transferua nga Barça në PSG.

Kategori