Tregtarët e Vlorës po protestojnë sërish, duke kundërshtuar një vendim të Këshillit Bashkiak për zhvendosjen e tyre nga zonat aktuale të tregtimit.
Sipas vendimit të miratuar:
- Tregtarët e fruta-perimeve do të zhvendosen në tregun e Çoles.
- Tregtarët industrialë do të zhvendosen në tregun e Shumicës në Jalli të Nartës.
Tregtarët kanë deklaruar se ky vendim është marrë pa asnjë konsultim real me ta dhe pa u ofruar garanci për kushtet minimale të punës. Ata shprehen se zhvendosja në këto zona i largon nga qendra e qytetit dhe nga klientët e tyre, duke rrezikuar seriozisht mbijetesën ekonomike të dhjetëra familjeve.
Qytetarët kanë deklaruar gjithashtu se tregjet e reja nuk janë funksionale, nuk kanë infrastrukturë të përshtatshme dhe nuk ofrojnë siguri për vijimin normal të aktivitetit tregtar.
Protestuesit theksojnë: “Vendimet po merren nga zyra, pa u pyetur ata që preken drejtpërdrejt. Ne nuk jemi kundër rregullit, por kundër një vendimi që na shkatërron punën.”
