VIDEO/ Tribuna të zbrazëta, pamje nga brenda “Air Albania” në prag të derbit Tirana-Partizani
Numërimi mbrapsht ka filluar dhe vetëm një orë na ndan nga starti i derbit Tirana-Partizani. Panorama Sport ka siguruar pamje nga brenda stadiumit “Air Albania”, ku do të zhvillohet ndeshja. Nga pamjet shihet se numri i tifozëve nuk është ai që pritej, pjesërisht për shkak të pozicioneve aktuale të skuadrave në renditje.
Bardheblutë ndodhen në një krizë totale, duke grumbulluar vetëm 7 pikë në 14 javë. Ata kanë arritur vetëm 1 fitore në fazën e parë, pikërisht në derbin kundër të kuqve. Nga ana tjetër, “demat” duket se janë rikuperuar dhe pozicionohen në vendin e 6-të me 17 pikë.
PANORAMASPORT.AL
