Trump akuzon Hondurasin për manipulim zgjedhjesh

Trump akuzon Hondurasin: Po përpiqet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi autoritetet zgjedhore të Hondurasit për përpjekje për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Kjo deklaratë vjen ndërsa kandidati i preferuar prej tij, biznesmeni Nasri Asfoura, po përballet me një kandidat tjetër të krahut të djathtë, Salvador Nasralla.

“Duket sikur Hondurasi po përpiqet të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Nëse e bën këtë, do të paguajë një çmim shumë të lartë!” tha Trump nëpërmjet një reagimi në platformën Truth Social, por pa paraqitur asnjë provë për pretendimin e tij.

Beteja votë-për-votë

Nasri Asfora, 67 vjeç, ish-kryetar bashkie i kryeqytetit Tegucigalpa, ishte përpara Salvador Nasrallës, 72 vjeç, me 515 vota, sipas një numërimi dixhital të 57% të fletëvotimeve, tha presidentja e Këshillit Qendror Zgjedhor (CNE), Ana Paola Hall. Diferenca e ngushtë nënkuptonte një “barazim teknik” midis dy kandidatëve kryesorë. Hall kërkoi “kujdes dhe durim” nga qytetarët, pa specifikuar se kur do të përfundonte numërimi manual, duke shtuar se procesi mund të zgjasë disa ditë.

“Shifrat flasin vetë”, tha Asfora, një kandidat për Partinë Kombëtare (PN), nga selia e tij e fushatës.

Scroll to Top