Trump: Artemis II sukses spektakolar, krenari kombëtare

“Nuk mund të isha më krenar!” / Trump për misionin Artemis II: Udhëtim spektakolar dhe ulje perfekte

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përgëzuar ekuipazhin e misionit Artemis II, duke e cilësuar udhëtimin si një sukses spektakolar dhe një moment krenarie kombëtare.

Në një deklaratë entuziaste në Instagram, Trump vlerësoi performancën e astronautëve dhe të gjithë ekipit të NASA, duke theksuar se “i gjithë udhëtimi ishte spektakolar” dhe “ulja ishte perfekte”.

“Si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se pret t’i takojë astronautët së shpejti në Shtëpinë e Bardhë.

Postimi i plotë:

Urime Ekuipazhit të Shkëlqyer dhe Shumë të Talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar! Pres me padurim t’ju shoh të gjithëve në Shtëpinë e Bardhë së shpejti. Do ta bëjmë përsëri dhe pastaj, hapi tjetër, Marsi!

Presidenti DONALD J. TRUMP

View this post on Instagram

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top