Trump urdhëron të dërguarin e tij të bisedojë me Putinin për paqen: Shpresoj të takohem me të dhe Zelenskyn vetëm kur…
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar në platformën Truth Social se ka udhëzuar të dërguarin e tij që të takohet me Vladimir Putin, si dhe sekretarin e ushtrisë të zhvillojë bisedime me zyrtarë ukrainas. Sipas presidentit amerikan, këto takime do të zhvillohen “me shpresën e finalizimit të këtij plani paqeje”.
Ai shtoi se shpreson të takohet “së shpejti” me Volodymyr Zelenskyin dhe Vladimir Putin, por theksoi se kjo do të ndodhë vetëm kur marrëveshja të jetë e plotë, ose në fazat e saj përfundimtare.
“Kanë mbetur vetëm disa pika mosmarrëveshjeje. Plani origjinal me 28 pika është ‘përmirësuar’,” u shpreh Trump mes të tjerash.
