Trump: Bisedimet me Iranin po ecin mirë, do të ndërpresim sulmet ndaj centraleve për 10 ditë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se po ndërpret sulmet ndaj centraleve energjetike të Iranit për një periudhë 10-ditore, pas kërkesës së qeverisë iraniane. Ai gjithashtu ka shtuar se bisedimet me Teheranin po zhvillohen në mënyrë shumë të suksesshme.
“Bazuar në kërkesën e qeverisë iraniane… po e shtyj për 10 ditë periudhën e ndërprerjes së shkatërrimit të termocentralit, deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 20:00, sipas kohës lindore”, ka shkruar Trump në një postim në platformën Truth Social.
Ai ka vijuar duke theksuar: “Bisedimet po vazhdojnë dhe, pavarësisht deklaratave të pasakta që thonë të kundërtën, të cilat vijnë nga mediat e rreme dhe burime të tjera, ato po shkojnë shumë mirë.”
