Donald Trump, teksa priti homologun argjentinas në Shtëpinë e Bardhë, ka diskutuar çështjen e Hamasit dhe mundësinë e çarmatimit të tij.
Presidenti amerikan deklaroi: “Nëse ata nuk çarmatosen vetë, ne do t’i çarmatosim.” Ai shtoi se kjo do të ndodhë shpejt dhe potencialisht me dhunë, duke mos dhënë detaje specifike mbi format e mundshme të operacionit apo afatin kohor.