Trump: Anije me cisterna bosh po vijnë drejt SHBA-së për të ngarkuar naftën “më të ëmbël”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vlerësuar rezervat energjetike të vendit të tij, duke cilësuar naftën amerikane si “më të ëmbël” dhe me cilësi superiore.
Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump u shpreh se një numër i madh cisternash nafte bosh janë duke u drejtuar drejt SHBA-së për t’u furnizuar me naftë dhe gaz natyror.
“Një numër i madh cisternash nafte plotësisht të zbrazëta po shkojnë aktualisht drejt SHBA-së për t’u ngarkuar me naftën dhe gazin natyror më të mirë dhe me cilësinë më të lartë në botë”, shkroi ai.
Trump theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara disponojnë më shumë rezerva nafte sesa dy ekonomitë më të mëdha të naftës së bashku, duke nënvizuar epërsinë e vendit në sektorin energjetik.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kur tregjet globale të energjisë mbeten të paqëndrueshme dhe konkurrenca për burimet energjetike është në rritje.
