Donald Trump dhe Emmanuel Macron mesa duket kanë diskutuar një episod të mëparshëm që përfshinte kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas Daily Mail, ekspertët e leximit të buzëve kanë zbuluar një bisedë mes dy liderëve gjatë samitit të Gazës në Egjipt, ku u referuan një shaka të Edi Ramës për një lapsus të Trump.
Trump, i cili deklaroi se i kishte dhënë fund luftës mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke ngatërruar Shqipërinë me Armeninë, u bë subjekt i një shojtë nga Rama. Sipas analizës së buzëve:
- Trump: Gëzohem shumë që të shoh! Pra ti je dakord?
- Macron: (Kthen kokën nga ana tjetër dhe jep një përgjigje të paqartë)
- Trump: Je i sinqertë?
- Macron: Sigurisht.
- Trump: (Duke i shtrënguar fort dorën Macron-it) Në rregull, tani dua të di pse më lëndove. E di tashmë. Po bëj paqe. Hajde tani. Unë lëndoj vetëm ata që lëndojnë të tjerët.
- Macron: E kuptoj. Do ta shohim këtë.
- Trump: Do ta shohësh çfarë do të ndodhë. Do të shihemi pas pak.