Trump tallet me Macron: “Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar me humor se si e ka bindur homologun e tij francez, Emmanuel Macron, të trefishonte çmimet e barnave. Trump pretendoi se ky veprim erdhi pasi ai kërcënoi Parisin me rritjen e tarifave për të gjitha importet franceze në Amerikë.
Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë subvencionuar kujdesin shëndetësor global për dekada dhe se politika e tij e “Kombit Më të Favorizuar” ka nxjerrë rregulla të reja.
Duke iu drejtuar ligjvënësve republikanë, Trump tha se i kishte kërkuar udhëheqësit francez të rriste çmimet e barnave me recetë, pasi amerikanët paguanin “14 herë” më shumë se konsumatorët francezë. Sipas tij, Macron fillimisht e refuzoi këtë propozim.
Më pas, Trump deklaroi se i kishte dhënë Francës një ultimatum: ose të pranonte kërkesat e SHBA-së, ose të përballej me një tarifë prej 25% për të gjitha produktet franceze, duke përfshirë shampanjën dhe verën.
Kërcënimi me tarifa, sipas Trump, bëri që Macron të pranonte kërkesat amerikane. Ai tha se udhëheqësi francez i ishte lutur: “Donald, jemi dakord. Do të doja të rrisja çmimet e barnave me recetë me 200 për qind, apo diçka të tillë. Çfarëdo që të duash, Donald, të lutem mos ia thuaj popullsisë, të lutem.”
Trump shtoi se tarifa që ai kërcënoi të vendoste ndaj Francës ishte “42 herë më e shtrenjtë” se ajo që ai kërkonte në të vërtetë. Si pasojë, Franca rriti çmimet e barnave nga 10 dollarë për pilulë në 30 dollarë, ndërsa çmimet në SHBA ranë.
