Trump dhuron parfum personal homologut sirian në Shtëpinë e Bardhë

VIDEO/ Një gjest i papritur i Trump në Shtëpinë e Bardhë, spërkat me parfum homologun sirian

Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri një gjest të papritur në Shtëpinë e Bardhë, duke befasuar të ftuarin e tij, homologun sirian, Ahmed Al Sharaa.

Në margjinat e një bisede të shkurtër kokë më kokë të zhvilluar të hënën, më 10 nëntor, në Shtëpinë e Bardhë, Trump i bëri një dhuratë origjinale homologut të tij sirian: parfum-in e tij personal me emrin “Victory 45-47”. Ky parfum u prezantua verën e kaluar dhe shërben si referencë për dy mandatet e tij presidenciale.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, presidenti amerikan shihet duke spërkatur fillimisht veten me këtë parfum, e më pas duke e spërkatur edhe Al Sharaa-n, si dhe anëtarë të tjerë të delegacionit sirian.

Trump e përfundoi gjestin duke i dhënë një shishe tjetër, versionin femëror të të njëjtit parfum, të cilin, siç tha ai, e kishte për gruan e presidentit të Sirisë.

Scroll to Top