Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka udhëtuar me aeroplanin Air Force One drejt Lindjes së Mesme. Vizita e tij fillon në Izrael, e më pas ai do të marrë pjesë në një samit të liderëve botërorë në Egjipt, ku tema kryesore do të jetë lufta në Gaza.
Duke cituar raportime nga “BBC”, Trump ka deklaruar: “Lufta mbaroi”. Ai shtoi se “të gjithë janë dakord me marrëveshjen” e tij për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Presidenti amerikan shprehu optimizëm, duke thënë: “Të gjithë janë të lumtur dhe mendoj se kështu do të mbetet”.