“Nuk mund të luani lojëra me mua”, Trump u dërgon mesazh vendeve që refuzuan “Bordin e Paqes”: Ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë.
Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë inaugurimit të “Bordit të Paqes” në Washington, komentoi edhe shtetet që refuzuan të bëhen pjesë e nismës së tij.
Ai e konsideroi mbledhjen e sotme në Uashington “shumë të rëndësishme”. “Besoj se është bordi më i rëndësishmi, sigurisht për sa i përket fuqisë dhe prestigjit. Nuk ka pasur kurrë diçka të përafërt me këtë”, u shpreh Trump.
Ai kritikoi vendet që refuzuan të pranojnë ftesën e tij për t’iu bashkuar bordit. “Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të luajnë pak si të zgjuar, por kjo nuk funksionon, nuk mund të luani lojëra me mua.”
