Lajmeneutrale

Trump falënderon Ivanka Trump për dashurinë ndaj Izraelit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë një fjalimi para parlamentit izraelit, ka falënderuar publikisht vajzën e tij, Ivanka Trump.

Ai theksoi se Ivanka Trump e do shumë Izraelin dhe se është konvertuar, duke shtuar se ajo është e lumtur. Trump përmendi gjithashtu martesën e saj me Jared Kushner, duke vlerësuar dhëndrin e tij për kontributin e tij, veçanërisht për realizimin e marrëveshjes Abrahamike.

“Dua të falënderoj dikë që e do shumë Izraelin. Vajzën time. Ivanka është këtu. Ajo është konvertuar dhe është shumë e lumtur. Mendoj që është e lumtur. Ata kanë një martesë të shkëlqyer dhe kanë një raport shumë të mirë,” u shpreh Trump.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e Jared Kushner si ndihmës dhe kontributin e tij në marrëveshjen Abrahamike. Trump përmendi edhe individë të tjerë si Marco Rubio dhe Sekretarin e Mbrojtjes, duke shtuar komente rreth forcës ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Lini një Përgjigje