Trump falënderon liderët, lavdëron Osmanin në Bordin e Paqes

Trump falënderon liderët në Bordin e Paqes: Presidentja Osmani po bën një punë të shkëlqyer

Presidenti i SHBA, Donald Trump, gjatë ceremonisë së inaugurimit të Bordit të Paqes, përshëndeti liderë të ndryshëm ndërkombëtarë të pranishëm.

Trump theksoi se ndihej i nderuar për pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe të presidentit të Argjentinës, Javier Milei. Lidhur me këtë të fundit, Trump u shpreh:

“Unë e mbështeta atë, nuk duhet, por kur më pëlqen dikush e mbështes.”

Ai shtoi se tashmë mbështet edhe liderë të tjerë të huaj.

Trump përmendi gjithashtu kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, duke e falënderuar për praninë dhe duke i shprehur mbështetje për zgjedhjet e ardhshme.

Presidenti amerikan deklaroi se ka mbështetur edhe kryeministren e Japonisë, duke theksuar se ajo fitoi bindshëm në zgjedhjet e fundit, pa përmendur emrin.

Për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Trump tha se po bën një punë të shkëlqyer dhe e falënderoi për pjesëmarrjen në inaugurimin e Bordit të Paqes.

Scroll to Top