Trump: Goditja ndaj Iranit i ka shërbyer botës, neutralizuam 42 anije të tyre në tre ditë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se progresi i Shteteve të Bashkuara në “fushatën kundër Iranit” ka arritur tashmë në nivelin 15, duke përdorur një shkallë vlerësimi nga 0 në 10.
Gjatë një aktiviteti në Florida, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se lufta kundër Iranit është “një shërbim që ne ofrojmë jo vetëm për Lindjen e Mesme, por për të gjithë botën”. Ai shtoi, duke iu referuar personave të vrarë deri tani në sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Teherit: “Ata ishin njerëz të sëmurë, shumë të sëmurë”.
Në të njëjtën kohë, Trump deklaroi se SHBA-të kanë neutralizuar 42 anije detare iraniane brenda tre ditësh.
Më herët, lideri amerikan komentoi edhe kërkimfaljen që Teherani u bëri vendeve fqinje për sulmet e ditëve të fundit, duke theksuar se Irani nuk është më provokuesi i rajonit, por pala humbëse.
Ndër të tjera, Trump paralajmëroi se Irani do të përballet me goditje shumë të rënda, pa dhënë më shumë detaje.
