Trump i bën thirrje Australisë për azil futbolisteve iraniane

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Australisë që t’u japë azil futbolisteve iraniane, pasi ato u eliminuan nga Kupa e Azisë. Pesë lojtare raportohet se janë larguar nga kampi stërvitor për të kërkuar strehim në vend.

Trump shkroi në rrjetet e tij sociale se Australia po bën “një gabim të tmerrshëm humanitar duke lejuar që ekipi kombëtar iranian i futbollit për femra të detyrohet të kthehet në Iran, ku ka shumë të ngjarë të vriten”. Ai i bëri thirrje kryeministrit australian të mos e bënte këtë dhe të jepte azil, duke shtuar se “SHBA-të do t’i marrin nëse nuk doni”.

Scroll to Top