Trump i bën thirrje Iranit për paqe nga Izraeli
Presidenti Donald Trump deklaroi se programi bërthamor i Iranit është mbyllur dhe i bëri thirrje këtij shteti të ndalë armiqësinë dhe të kërkojë paqen.
Duke folur nga parlamenti izraelit, Trump e cilësoi marrëveshjen e mëparshme me Iranin si një katastrofë.
“Po të ishte Biden, ai nuk do të ishte këtu të fliste. Dhe s’dinte të fliste. Kjo që ndodhi sot, mund të kishte ndodhur dhe vite më parë. Në SHBA kishte shumë urrejtje për Izraelin. Bibi Netanyahu punoi shumë. Foli dhe me Biden, por pa rezultat. Ata zgjodhën Iranin. Kjo ishte periudhë e keqe. Marrëveshja rezultoi të ishte katastrofë,” tha ai.
“As SHBA, as populli i Iranit s’do që të jetë në luftë. S’duam që të flasim për shkatërrime bërthamore. Irani duhet t’i japë fund luftës, mos të ndihmojë terroristët. Jam krenar që jam mik i Izraelit,” shtoi Trump.