BotaKryesoreneutrale

Trump kërcënon eliminimin e Hamasit në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të shkatërrojë plotësisht lëvizjen palestineze Hamas. Ai theksoi se nëse Hamasi vazhdon të kryejë vrasje në Gaza, duke shkelur marrëveshjen ekzistuese, do të ndërmarrin veprime për t’i eliminuar ata.

Ky deklarim vjen në kontekstin e një marrëveshjeje përfundimtare armëpushimi në Rripin e Gazës, e cila u nënshkrua më 13 tetor nga udhëheqës të Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Katarit dhe Egjiptit, si pjesë e Samitit të Paqes në Lindjen e Mesme të zhvilluar në Sharm el-Sheikh.