Trump të kërkon menjëherë
Momenti kur sekretari amerikan lë në mes intervistën
Largimi i papritur i Sekretarit të Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, nga një intervistë që po jepte në Sky News për gazetarin Wilfred Frost, shkaktoi një sensacion, pasi mori urdhrin nga Donald Trump për t’u paraqitur menjëherë në dhomën e menaxhimit të krizave.
Wilfred Frost dhe Scott Bessent ishin tashmë në transmetim LIVE dhe kishin filluar intervistën kur një bashkëpunëtor e ndërpreu bisedën, duke i thënë Bessent: “Presidenti të do menjëherë.” Bessent, dukshëm i habitur, u largua menjëherë.
“Kjo është krejtësisht e pabesueshme. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në televizion më parë”, – shkroi gazetari i NBC News, Matt Bradley.
Bessent u kthye rreth dy orë më vonë dhe dukej dukshëm i shqetësuar.
“Ministër, duhet të them se kjo është e paprecedentë… që një i ftuar të hiqet nga një intervistë për të shkuar në dhomën e menaxhimit të krizave”, – u shpreh gazetari Wilfred Frost kur ministri u kthye, duke e pyetur: “Si është presidenti? A ishte i stresuar?”
Në vend të një përgjigjeje të thjeshtë, Bessent filloi të lavdëronte përparimin e luftës me Iranin, madje duke shtuar – pa e pyetur kush – se një nga fëmijët e tij po mendonte të bashkohej me ushtrinë.
“Jo, presidenti është me humor të shkëlqyer. Misioni në Iran po shkon shumë më mirë se sa ishte planifikuar”, – u përgjigj sekretari. “Dhe duhet t’ju them se kam një adoleshent që po mendon të shërbejë në ushtri. Dhe mund t’i jap atij grupi komplimentin më të lartë – nga Presidenti Trump te Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë dhe Sekretari i Luftës. Do të thoja se do t’ia besoja jetën e fëmijës tim në duart e tyre”.
Nuk është e qartë se çfarë diskutuan saktësisht Trump dhe Bessent në Dhomën e Krizave. Megjithatë, të enjten në mbrëmje administrata Trump hoqi sanksionet ndaj naftës ruse në një përpjekje për të kompensuar rritjen e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta me Iranin.
