Gjatë samitit të Gazës në Sharm el-Sheikh, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, komplimentoi kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke shkaktuar momente befasisë dhe buzëqeshjeje.
Trump deklaroi: “Kemi një grua të re këtu. Nuk më lejohet ta them këtë në Shtetet e Bashkuara, zakonisht është fundi i karrierës tënde nëse e bën, por do të rrezikoj: ajo është një grua e re dhe e bukur.” Ai shtoi duke iu drejtuar Meloni-t: “Ajo donte të ishte këtu, është e pabesueshme. Në Itali, ajo është një politikane shumë e suksesshme. A të bezdis nëse të them se je e bukur? Sepse vërtet je…”
Kryeministrja italiane u përgjigj me një buzëqeshje, pohoi me kokë për të treguar se nuk shqetësohej dhe tha thjesht “faleminderit”, duke marrë duartrokitje.
Trump falënderoi Melonin për praninë e saj në samit, duke e vlerësuar si një politikane të suksesshme dhe të respektuar në Itali.
Më herët, gjatë një fotoje familjare, Trump kishte pyetur në lidhje me Melonin, duke e përshkruar si “një grua të bukur” pasi i kishte shtrënguar dorën.