Trump: Koreja e Jugut do të paguajë 350 miliardë dollarë SHBA-së për uljen e tarifave, miratim për ndërtimin e një nëndetëseje me energji bërthamore
Në një postim në Twitter, Donald Trump deklaroi se Koreja e Jugut ka rënë dakord të paguajë 350 miliardë dollarë amerikanë në këmbim të uljes së tarifave, duke njoftuar marrëveshje të reja tregtare dhe mbrojtëse.
Ai gjithashtu shtoi se Seuli do të kryejë blerje masive të naftës dhe gazit amerikan, ndërsa investimet nga kompanitë dhe biznesmenët e pasur të Koresë së Jugut në SHBA pritet të tejkalojnë 600 miliardë dollarë.
Trump theksoi se aleanca ushtarake mes dy vendeve është “më e fortë se kurrë” dhe, bazuar në këtë përforcim, i ka dhënë miratimin Koresë së Jugut për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore, duke e cilësuar si një alternativë më superiore ndaj nëndetëseve aktuale me naftë, të cilat i përshkroi si “të modës së vjetër dhe shumë më pak të gjithanshme”.
Në përfundim të postimit të tij, presidenti amerikan e përshkroi udhëtimin e tij si “të jashtëzakonshëm” dhe u shpreh pozitivisht për kryeministrin e Koresë së Jugut, duke shkruar: “Një udhëtim i shkëlqyer, me një kryeministër të shkëlqyer”.
