(VIDEO) Trump lëshon një tjetër batutë për Presidentin Macron
Presidenti Donald Trump ka zgjedhur sërish të bëjë shaka me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës janë të tensionuara për shkak të luftës në Iran.
Trump tha se kishte folur në telefon me Macron, i cili “po trajtohet shumë keq nga gruaja e tij, dhe se po rikuperohet ende nga ajo ‘e djathtë’ që mori në nofull”, duke iu referuar kështu një incidenti të filmuar nga kamerat një vit më parë në Vietnam.
Trump shtoi se Macron dëshiron të angazhohet në Ngushticën e Hormuzit pasi të mbarojë lufta, diçka për të cilën Presidenti amerikan u shpreh se nuk kishte fare nevojë.
