Trump kritikon sërish marrëveshjen për Ishujt Chagos: Marrëdhënia me Britaninë është e fortë, por Starmer po humb kontrollin!
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me marrëveshjen për Ishujt Chagos, duke shprehur kritika ndaj marrëveshjes së Britanisë me Mauritiusin. Trump ka nënvizuar se kryeministri britanik Keir Starmer po mban një qëndrim negativ dhe, sipas tij, po bën një gabim të madh.
“Marrëdhënia jonë me Mbretërinë e Bashkuar është e fortë dhe e fuqishme, dhe ka qenë e tillë për shumë vite, por kryeministri Starmer po humbet kontrollin e këtij ishulli të rëndësishëm për shkak të pretendimeve të entiteteve të panjohura më parë. Sipas mendimit tonë, ato janë të natyrës fiktive,” tha Trump.
Më tej, Trump deklaroi se nëse Irani nuk arrin një marrëveshje paqeje me SHBA-të, atëherë mund të jetë e nevojshme që SHBA-të të përdorin bazën e Diego Garcian dhe bazën ajrore RAF Fairford në Gloucestershire për të “neutralizuar” një sulm të mundshëm nga një regjim shumë i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm.
