Trump për vendet e NATO-s: Nuk na ndihmuan, nuk e harrojmë kurrë!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish kritika ndaj vendeve anëtare të NATO-s, duke deklaruar se ato nuk kanë ofruar ndihmë në luftën kundër Iranit, të cilin ai e cilëson si një vend “të çmendur”. Trump shtoi se SHBA-të nuk kanë nevojë për NATO-n.
“Vendet e NATO-s nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të ndihmuar me kombin e çmendur, tani të shkatërruar ushtarakisht, të Iranit. SHBA-të nuk kanë nevojë asgjë nga NATO, por ‘mos harroni kurrë’ këtë pikë shumë të rëndësishme,” shkroi presidenti Trump në platformën Truth Social.
Në një deklaratë tjetër, ai iu drejtua Iranit, duke kërcënuar pas mohimit të negociatave për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-të. Trump theksoi se Teherani duhet të veprojë me seriozitet sa më shpejt, përndryshe do të përballet me pasoja.
“Negociatorët iranianë janë shumë të ndryshëm dhe ‘të çuditshëm’. Ata po na ‘luten’ të bëjmë një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë, pasi janë zhdukur ushtarakisht, me zero shanse për një rikthim. Megjithatë, ata deklarojnë publikisht se po ‘shqyrtojnë vetëm propozimin tonë’. GABIM!!! Më mirë të bëhen seriozë sa më shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse sapo të ndodhë kjo, NUK KA KTHIM PAS, dhe nuk do të jetë mirë!”, përfundoi ai.
