Trump lëvdon Venezuelën: Nafta qarkullon, marrëdhënie të forta

Trump lëvdon Delcy Rodriguez: Nafta fillon të qarkullojë nga Venezuela

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi të martën se presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, po kryen një “punë të shkëlqyer” dhe se “nafta fillon të qarkullojë” nga vendi i saj.

“Delcy Rodriguez, e cila është presidente e Venezuelës, po bën një punë të shkëlqyer”, theksoi Trump në një postim në platformën Truth Social. “Nafta fillon të qarkullojë dhe profesionalizmi dhe përkushtimi mes dy vendeve janë pamje mjaft të këndshme për t’u vënë re”, shtoi ai.

Trump i bëri këto komente pas një takimi mes Sekretarit të Brendshëm të SHBA-së, Doug Bergham, dhe presidentes së përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, në Karakas.

Scroll to Top