Trump me tarifa makinash; BE: E papranueshme

Trump paralajmëron rritje tarifash për makinat europiane, Parlamenti Evropian reagon: E papranueshme!

Parlamenti Evropian ka reaguar ndaj paralajmërimit të Donald Trump për të vendosur tarifa prej 25% mbi makinat e importuara nga Bashkimi Evropian, duke e cilësuar si një hap “të papranueshëm”.

Kryetari i Komitetit për Tregtinë Ndërkombëtare në Parlamentin Evropian, Bernd Lange, deklaroi se Uashingtoni po shfaqet si një partner “i pabesueshëm” në marrëdhëniet tregtare transatlantike.

“Parlamenti Evropian vazhdon të respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Skoci dhe po punon për finalizimin e legjislacionit përkatës. Ndërkohë, pala amerikane vijon të mos i përmbushë angazhimet e saj,” theksoi Lange në një reagim në rrjetin social X.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian duhet të ruajë “qartësinë dhe vendosmërinë” përballë këtyre zhvillimeve, ndërsa kritikoi ashpër politikën tregtare të SHBA-së.

Scroll to Top