Trump ndjek lirimin e pengjeve nga Air Force One

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po ndjek transmetimin live të lirimit të pengjeve izraelite nga Gaza, teksa ndodhet në bordin e avionit Air Force One, gjatë udhëtimit të tij drejt Izraelit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka njoftuar këtë lajm, duke shkruar në median sociale: “Historia po bëhet tani”, krahas një fotografie të transmetimit të drejtpërdrejtë të realizuar gjatë fluturimit.

Trump pritet të mbërrijë së shpejti, ndërsa nisja e tij drejt Egjiptit është planifikuar për në orën 13:00 sipas orës lokale.

Leave a Comment

Scroll to Top