Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të mbërrijë në Izrael të hënën për një vizitë zyrtare. Gjatë qëndrimit të tij, ai do të mbajë një fjalim në Knesset përpara zyrtarëve të lartë izraelitë dhe amerikanë.
Sipas burimeve, Trump do të takojë gjithashtu edhe pengjet e liruara nga Hamasi. Axhenda e tij përfshin zbarkimin në aeroportin “Ben Gurion” ku do të mirëpritet me një ceremoni. Më pas, ai do të udhëtojë drejt Jerusalemit për fjalimin.
Për arsye sigurie, Trump nuk do të ndalet në sheshin e Pengjeve në Tel Aviv, pavarësisht ftesës nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura.
Mësohet se para vizitës në Izrael, Trump do të fluturojë fillimisht për në Egjipt, ku ishte i ftuar nga presidenti Abdel Fattah El-Sissi për të marrë pjesë në nënshkrimin e një marrëveshjeje.