“Nëse nuk do të kishim sulmuar Iranin…” / Trump: Kur njerëzit e çmendur kanë armë bërthamore, ndodhin gjëra të këqija!
Presidenti Trump, gjatë një tryeze të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë, ka komentuar situatën në Iran. Ai ka theksuar sërish se nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin ndërhyrë dhe sulmuar brenda dy javësh, Irani do të kishte arritur të posedonte një armë bërthamore.
“Nëse nuk do të kishim goditur brenda dy javësh, ata do të kishin pasur një armë bërthamore. Kur njerëzit e çmendur kanë armë bërthamore, ndodhin gjëra të këqija,” ka deklaruar Trump.
Më tej, presidenti amerikan shtoi se kushdo që dëshiron të jetë udhëheqës atje do të “përfundojë i vdekur nëse nuk do të ketë ndryshim”.
Megjithatë, Irani prej kohësh ka deklaruar se programi i tij bërthamor nuk përbën problem. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) shkroi në mediat sociale të martën se organizata nuk mund të japë siguri për këtë çështje.
