Trump: Nuk jam perfekt, por besoj se do të shkoj në Parajsë

Uashington/Trump në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes, s’i kursen ironitë: Nuk jam kandidati perfekt, por besoj se do të shkoj në Parajsë

Donald Trump nuk i ka kursyer batutat në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington. Presidenti amerikan foli rreth politikës së tij për emigracionin, e cila sipas tij deri më tani ka çuar në largimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.

Njëkohësisht, duke bërë shaka, ai u shpreh: “Kur thashë se nuk do të shkoja kurrë në Parajsë, po bëja shaka. Me të gjitha të mirat që bëj, ndoshta do t’ia dal. Nuk jam kandidati perfekt, por kam bërë shumë të mira për njerëz perfektë”, shtoi ai.

Scroll to Top