Trump: Nuk më lejohet të kandidoj për mandat të tretë, por sondazhet më tregojnë në nivele të larta.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pranuar sot se nuk i “lejohet” të kandidojë për një mandat të tretë. Ai shtoi se kjo situatë është për të ardhur keq, pasi sipas tij, të gjitha sondazhet e nxjerrin atë në nivelin më të lartë të popullaritetit.
“Popullariteti im është në nivelet më të larta në sondazhe. Dhe, bazuar në atë që kam lexuar, nuk mendoj se më lejohet të jem kandidat. Kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë, është për të ardhur keq,” tha Trump, gjatë udhëtimit të tij drejt Koresë së Jugut.
