Trump: Operacioni në Iran “Sukses i Jashtëzakonshëm”, Komunikim për Marrëveshje

Irani kërkon me ngulm një marrëveshje, Trump: Po komunikojmë me personat e duhur! Operacioni ynë, një sukses

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë komente të shkurtra rreth situatës në Iran nga Shtëpia e Bardhë. Ai e cilësoi operacionin amerikan në vend si një “sukses të jashtëzakonshëm”, duke përmendur eliminimin e disa udhëheqësve ushtarakë iranianë.

“Udhëheqësit janë zhdukur të gjithë. Askush nuk e di me kë të flasë,” tha Trump. “Megjithatë, ne po komunikojmë me personat e duhur, të cilët dëshirojnë me gjithë zemër të arrijnë një marrëveshje. Nuk keni idenë se sa shumë duan të bëjnë një marrëveshje, dhe do të shohim çfarë do të ndodhë,” theksoi Trump.

Scroll to Top