Trump, optimizëm për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë

Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë! Trump hap një “dritare” optimizmi

Donald Trump bëri një postim të ri në platformën Truth Social të hënën në mëngjes, ku shprehu dyshimin e tij nëse mund të arrihet përparim në negociatat e paqes bazuar në planin e tij. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ai la një hapësirë për optimizëm, duke theksuar se në fund të fundit, “diçka e mirë mund të ndodhë”.

Mesazhi i Trump:

“A është vërtet e mundur që po bëhet përparim i madh në bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës??? Mos e besoni derisa ta shihni, por diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN!”

Scroll to Top