Trump padit JPMorgan Chase për 5 miliardë dollarë

Trump ngre padi prej 5 miliardë dollarësh kundër JPMorgan Chase

Donald Trump ka ngritur një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër bankës JPMorgan Chase, duke e akuzuar atë për ndërprerje të transaksioneve bankare. Këtë lajm e bëri të ditur banka më e madhe amerikane.

Sipas agjencisë “Reuters”, avokati i presidentit, Alejandro Brito, ngriti padinë të enjten në një gjykatë të Floridës në Miami, në emër të presidentit dhe disa prej kompanive të tij të mikpritjes.

“Pavarësisht se pretendoi se i përmbahej parimeve të saj, pra kodit të sjelljes së bankës, JPMorgan Chase i shkeli ato duke mbyllur në mënyrë të njëanshme dhe pa njoftim ose kompensim disa nga llogaritë bankare të paditësve”, thuhet në padi.

Trump, siç shkruan Reuters, më herët kishte paralajmëruar se synon të padisë JPMorgan “brenda dy javëve të ardhshme”, duke pretenduar një “largim” të tij nga banka pas sulmit të mbështetësve të tij ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara më 6 janar 2021.

Scroll to Top