Trump: Paligjshme përdorimi i të rinjve si mburoja njerëzore

Trump: Është plotësisht e paligjshme që iranianët të përdorin të rinjtë si mburoja njerëzore

Presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për NBC, deklaroi se është “krejtësisht e paligjshme” që Irani të përdorë të rinjtë si mburoja njerëzore rreth termocentraleve, duke theksuar se “ata nuk lejohen ta bëjnë këtë”.

Ky reagim vjen pas kërkesës së Teheranit drejtuar civilëve që të rrethojnë objektet e rëndësishme, me qëllim parandalimin e sulmeve ajrore, të cilat shefi i Shtëpisë së Bardhë i cilësoi si shkatërrimtare.

Trump u pyet gjithashtu për komentet e tij se “një qytetërim i tërë [domethënë ai iranian] do të vdesë sonte”, duke u përgjigjur se “do të duhet ta kuptoni vetë”.

Scroll to Top