Donald Trump paralajmëron Iranin: “Një armatë e fuqishme anijesh po shkon drejt rajonit”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur tensionet me Iranin, duke njoftuar dërgimin e një force të konsiderueshme ushtarake – të cilësuar prej tij si një “armadë e fuqishme” – drejt rajonit. Ky veprim synon t’i dërgojë një mesazh të qartë Teherani. Trump deklaroi se ky mobilizim ushtarak është më i madh se ai i vendosur pranë Venezuelës vitin e kaluar dhe shërben si një demonstrim i forcës së ushtrisë amerikane.
“Kemi një armatë të madhe që po shkon drejt Iranit tashmë, është më e madhe se ajo e përdorur në Venezuelë,” tha Trump. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të mos kenë nevojë ta përdorin këtë forcë, por janë të përgatitura për çdo skenar.
