Trump paralajmëron Iranin kundër goditjeve hakmarrëse: “Do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një paralajmërim të qartë Iranit, duke i kërkuar të mos kundërpërgjigjet ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
Nëpërmjet një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. MË MIRË TË MOS E BËJNË KËTË, MEGJIHËTË, SEPSE NËSE E BËJNË, NE DO T’I GODASIM ME NJË FORCË QË NUK ËSHTË PARË KURRË MË PARË!”
Ky deklaratë vjen pas njoftimit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, e cila ka paralajmëruar se do të sulmojë bazat amerikane dhe Izraelin në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e Khameneit. Në një njoftim të bërë disa orë më parë, thuhej: “Operacioni ofensiv më shkatërrues në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të fillojë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane brenda pak çastesh”.
