175 të plagosur nga sulmet me raketa në Izrael, Trump paralajmëron: Nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet, do të godasim centralet elektrike të Iranit
Presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë Iranit një afat prej 48 orësh për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se në të kundërt, Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë termocentralet iraniane.
Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare kritike për furnizimet globale me energji, ku në kohë paqeje kalojnë rreth 20% të dërgesave botërore të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG).
Trump postoi në platformën e tij Truth Social se Irani ka kohë deri në orën 23:44 GMT më 23 mars (03:14 në Teheran më 24 mars) për të përmbushur kërkesën e presidentit amerikan.
“Nëse Irani nuk e hap plotësisht, pa kërcënim Ngushticën e Hormuzit, brenda 48 orëve nga kjo pikë e saktë në kohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të godasin dhe shkatërrojnë centralet e tyre të ndryshme elektrike, duke filluar nga më i madhi së pari”, shkroi Trump.
Sipas mediave shtetërore iraniane, Teherani ka deklaruar se do të shënjestrojë vendet e energjisë të lidhura me SHBA-në në të gjithë rajonin e Gjirit në rast sulmi.
Bllokada e Iranit dhe sulmet ndaj anijeve në Ngushticë kanë shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës gjatë javëve të fundit.
