BotaKryesorenegative

Trump paralajmëron shkatërrimin e Hamasit në Gaza

Trump kërcënon me shkatërrimin e plotë të Hamasit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për shkatërrimin e plotë të lëvizjes palestineze Hamas. “Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza, gjë që nuk mbulohet nga marrëveshja, nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të hyjmë dhe t’i vrasim. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump.

Duhet theksuar se udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Katarit dhe Egjiptit nënshkruan një marrëveshje përfundimtare armëpushimi në Rripin e Gazës më 13 tetor, si pjesë e Samitit të Paqes në Lindjen e Mesme në Sharm el-Sheikh.