Trump për takimin me Putinin: Nuk dua të kem një takim të kotë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të martën, kur u pyet për shtyrjen e samitit të tij të planifikuar në Hungari me presidentin rus Vladimir Putin, se nuk dëshironte të kishte një takim të kotë.
Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump theksoi se nuk kishte marrë ende një vendim për takimin, të cilin presidenti kishte synuar ta zhvillonte së shpejti në Budapest.
“Nuk dua të kem një takim të kotë”, u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk dua të humbas kohë, kështu që do të shoh çfarë do të ndodhë.”
