VIDEO/ Trump prezanton avionin e ri presidencial Boeing 747 të dhuruar nga Katari: Një Shtëpi e Bardhë fluturuese
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka prezantuar për herë të parë avionin e ri presidencial Boeing 747, i cili është dhuruar nga Katari dhe vlerësohet të ketë një kosto rreth 400 milionë dollarësh.
Avioni i ri, i projektuar për të shërbyer si Air Force One, ka një dizajn të bardhë, me një vijë të kuqe horizontale dhe pjesën e poshtme në ngjyrë blu të errët. Në trupin e tij është vendosur mbishkrimi “Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Trump vizitoi avionin të premten në një hangar pranë Uashingtonit, në Bazën e Përbashkët Andrews, e cila prej dekadash shërben si aeroport presidencial.
Duke folur para zyrtarëve dhe gazetarëve, presidenti amerikan e cilësoi avionin si një mjet unik dhe ndër më luksozët në botë.
“Nuk do të ketë kurrë një tjetër si ky. Është vërtet unik dhe konsiderohet si avioni më luksoz në botë”, deklaroi Trump.
Ai shtoi se hangari ku u zhvillua prezantimi ishte ndërtuar posaçërisht për të akomoduar përmasat e mëdha të avionit të ri, i cili është dukshëm më i madh se modeli i mëparshëm i Air Force One.
Në përfundim të vizitës, Trump firmosi me emrin e tij në brendësi të avionit, të cilin e përshkroi si një “Shtëpi të Bardhë fluturuese”, duke theksuar rëndësinë simbolike dhe funksionale të mjetit të ri presidencial.
Trump made his inaugural exit from the $400 million Boeing 747 gifted by Qatar that will serve as Air Force One. After taxpayers spend hundreds of millions upgrading the plane, Trump gets to keep it after leaving office. — Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
