Trump gjen ‘zgjidhjen’ për shmangien e mbylljes së qeverisë, propozon shpërndarjen direkte të fondeve të kujdesit shëndetësor te qytetarët
Presidenti amerikan, Donald Trump, sugjeroi të martën një kompromis të mundshëm për të shmangur mbylljen e qeverisë federale. Ai u bëri thirrje republikanëve në Senat që të ridrejtojnë fondet federale.
Këto fonde, të cilat aktualisht i drejtohen kompanive të sigurimeve shëndetësore, do të shpërndaheshin direkt tek qytetarët për të përmirësuar aksesin në kujdesin shëndetësor.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkroi: “Qindra miliarda dollarë që aktualisht paguhen kompanive të sigurimeve përmes ObamaCare duhet t’u dërgohen drejtpërdrejt njerëzve, në mënyrë që ata të mund të blejnë kujdes shëndetësor më të mirë dhe të kursejnë para”. Ai nuk dha detaje të tjera mbi mekanizmin e këtij propozimi.
