Trump-Putin bisedë: “Produktive!” para takimit me Zelenskyn

Para takimit me Zelenskyn, Trump zhvillon bisedë telefonike me Putinin: “Ishte produktive!”

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, të cilën e ka vlerësuar si “një bisedë të mirë dhe shumë produktive”.

Udhëheqësi amerikan bëri një reagim në platformën “Truth Social”, por pa dhënë shumë detaje lidhur me këtë bisedë. Trump do të takohet sot me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Mar-a-Lago të Floridës.

Gjithashtu, Dmitry Peskov, zëdhënësi i udhëheqësit rus, konfirmoi për agjencitë shtetërore të lajmeve se telefonata u zhvillua, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Scroll to Top