Trump & Putin: Takim në Hungari për t’i dhënë fund luftës
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim në platformën Truth Social pas bisedës telefonike me Vladimir Putin, duke treguar se do të zhvillohet një takim me kreun e Kremlinit në Budapest.
Ai ka theksuar se telefonata ishte “e mirë dhe produktive”, duke shtuar se “këshilltarët e nivelit të lartë” nga të dy vendet do të takohen javën e ardhshme.
“Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj Lufte ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës,” thuhet në deklaratë.