A do të ketë një telefonatë Trump-Putin pas Krishtlindjeve? Kremlini: Nëse është e nevojshme…
Nëse Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump do të kenë nevojë të komunikojnë gjatë periudhës së Krishtlindjeve, nuk do të ketë asnjë pengesë për organizimin e një telefonate, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Pushimet e Krishtlindjeve po afrojnë, në fakt, ato kanë filluar tashmë. Jeta merr një ritëm më të ngadaltë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, nëse krijohet nevoja, kemi mundësinë të organizojmë [një bisedë] mjaft shpejt”, theksoi zëdhënësi i Kremlinit.
Më parë, Peskov i kishte informuar gazetarët se nuk ka takime të planifikuara në axhendën e udhëheqësve rusë dhe amerikanë.
